13:17 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mbyllja e kufirit dëmtoi partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, thotë gazetarja Ismaili

Kushti që kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të kalohet me testin pë Covid-19 ka dëmtuar shqiptarët në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kështu ka vlerësuar gazetarja e TV Shenja, Emine Ismaili.

“Dalja në njësin zgjedhore numër gjashtë, ku ka më shumë peshë vota shqiptare, ka qenë tejet e ulët. Por, vendimi i BE-së për mos- hapjen e sërishme të kufijve e bëri të veten dhe nuk lejoi të dëgjohej zëri i diasporës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Shqiptarët i ranë “karambollit”, siguruan 32 vende në Parlament. Bilanci i zgjedhjeve parlamentare në shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut, është në favor të zgjedhësve shqiptarë.

Në zgjedhjet e kaluara, shtoi ai, ishin vetëm 20 deputetë shqiptarë. Partia e Zaevit në koalicion me Lëvizjen Besa të Kasamit, arritën t’i fitonin zgjedhjet.

BDI-ja e Ali Ahmetit siguroi 15 vende, ndërkaq partia e Zijadin Selës në koalicion me Alternativën – 12 vende. PDSH-ja e Menduh Thaçit me çykë të zorit siguroi një deputet. /Indeksonline/