75 Mall Live Search
13:54 / E Diele, 21 Korrik 2024 / L K

Mbytet në detin e Greqisë 56-vjeçarja shqiptare

Një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë pasditen e së shtunës. Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Rafinës.

56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës, ku është konstatuar vdekja.

Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.