19:45 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / MSH

Mbytet në një plazh grek një i mitur nga Shqipëria

Një fëmijë i moshës 6 ose 7 vjeçare, me origjinë nga Shqipëria, ka ndërruar jetë teksa po notonte në plazhin e Heraklionit të Greqisë. Media greke “Creta24” raporton se djali i mitur i ka shpëtuar nga vëmendja nënës së tij dhe ka hyrë në ujë.

Pak minuta më vonë ai u nxor nga uji pa ndjenja. Sipas raportimeve, deti ishte i trazuar dhe djali i vogël me siguri është përfshirë nga një dallgë e fortë.

Kujtohet se një banor i zonës ka parë fëmijën në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin. Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në orën 13:30 të kësaj të shtune.

Në vendngjarje kanë shkuar banorë të fshatit dhe kalimtarë të rastit, të cilët me ndihmën e një defibrilatori dhe mjekut kanë tentuar të rikthejnë fëmijën në jetë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por pa shenja jete.