Mbytet në plazhin e Velipojës një 59-vjeçar nga Kosova

Një 59-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15. 59-vjeçari është identifikuar si Hasan Hysenaj nga Kosova.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Poashtu sot është raportuar se kanë humbur jeten edhe dy pushues në plazhin e Spillesë për të cilët dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut.