10:20 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbytet në rezervuar një djalë i ri në Gjirokastër

Një djalë i ri, vetëm 18 vjeç ka humbur jetën në rrethana të paqarta në rezervuarin e fshatit Gjat, në Gjirokastër.

Mësohet se viktima është R.Halili, trupi i pajetë i së cilit u gjet mbi ujë nga banorë të zonës, rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm.

Paraprakisht dyshohet se ai kishte dalë për peshkim qysh prej pasdites së djeshme, e mërkurë, por nuk është kthyer më në banesë.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore, pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Nga ana e uniformave blu, hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.