Mbytet në tym “Lagjia e Muhaxherve”, në Prishtinë

Ndonëse ndodhemi në stinën e vjeshtës, temperaturat kanë rënë dukshëm në vendin tonë dhe nevoja për ngrohje brenda shtëpive kosovare është e domosdoshme, shkruan IndeksOnline.
Mirëpo kur ajo bëhet shkak për ndotjen e ambientit si në videon më poshtë, atëherë nevojitet edhe “dora e shtetit”, për të ndaluar një ndotje të tillë.
Në video më poshtë të publikuar në rrjetet sociale shihni se si në “Lagjen e Muhaxherve” në Prishtinë, në rrugën “Bedri Shala”, nga oxhaku i një shtëpie del tymi, i cili pushton tërë lagjen.
Kujtojmë se Prishtina në vazhdimësi gjatë tërë muajve të dimrit renditet si një ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë.