14:51 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbytet një djalë në Velipojë, hyri në det për të shpëtuar të fejuarën

Një djalë 30-vjeçar është mbytur në Velipojë, në plazhin e Vilunit. Ai quhet Ervin Palaj, sipas informacionit paraprak dhe është nga fshati Dajç i Shkodrës.

Ai hyri në det për të shpëtuar të fejuarën, por nuk arriti të mbijetojë, edhe pse iu dha ndihma e parë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, njoftojnë mediat shqiptare.

Ky është rasti i dytë i mbytjes në det të një pushuesi në Velipojë.