75 Mall Live Search
19:20 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

Mbytet një fëmijë në kanalin e Ibër-Lepencit

Pasditen e sotme është mbytur një fëmijë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. 

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur) Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha ai./Indeksonline/