75 Mall Live Search
16:44 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mbytet një i moshuar në detin e Vlorës

Policia e Vlorës njofton se një person i moshuar është nxjerrë i pajetë nga zona e Plazhit të Vjetër.

Viktima, ende i paidentifikuar, është rreth 70 vjeç dhe paraprakisht mendohet se ka pësuar sulm në zemër në det dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.