75 Mall Live Search
09:51 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mbytet një pushuese në Vlorë

Është shënuar sot viktima e tretë në plazhet shqiptare. Raportohet se ka humbur jetën një grua e moshuar në plazhin e Vlorës.

Viktimë ka mbetur një pushuese 70-vjeçare, e cila ka pësuar arrest kardiak, sapo ka hyrë në det këtë mëngjes, në zonën e njohur si plazhi i ri.

Edhe pse të moshuarës i është dhënë menjëherë ndihmë, nuk ka mundur të mbijetojë.

Kjo është viktima e tretë e këtij sezoni turistik.

Gjatë muajit qershor uji iu ka marrë jetën edhe dy pushuesve të tjerë, një 70-vjeçare po në plazhin e Vlorës dhe një 70-vjeçar kosovar në Durrës.