75 Mall Live Search
15:37 / E Hënë, 03 Korrik 2023 / B O

Mbytet një qytetar në plazhin e Golemit (Pamje)

Regjistrohet viktima e parë, që humb jetën në brigjet e Adriatikut. Viktimë ka mbetur një i moshuar, i cili ka ndërruar jetë në breg të detit teksa ka qenë duke u larë.

Ngjarja është regjistruar disa minuta më parë në plazhin e Golemit në Kavajë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi pajetë është dërguar në morgin e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë.