75 Mall Live Search
22:52 / E Martë, 15 Tetor 2024 / MSH

Mbytet varka me emigrantë në Greqi, 4 të vdekur, mes tyre dy foshnje

Të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar pasi një varkë u mbyt në Kos të Greqisë.

Sipas mediave greke, mbytja e varkës ka ndodhur në zonën e Psalidit.

Katër viktimat janë dy gra dhe dy foshnje.

Në varkë ndodheshin 30 emigrantë, ndërsa forcat e rojes bregdetare kanë shpëtuar 26 persona.