21:27 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mbyti foshnjën dhe e hodhi në plehra, gjykata liron 19 vjeçaren shqiptare

Drejtësia në shtetin grek ka lënë të lirë 19 vjeçaren shqiptare që mbyti foshnjën e saj të porsalindur ndërsa trupin ia hodhi në mbeturina.

Në Athinë gjykata vendosi t’i heqë dënimin me 5 vite burg 19 vjeçares duke e liruar me kusht.

19 vjeçarja është shpallur fajtore për krimin, por është lënë jashtë burgut duke marrë parasysh rrethanat dhe moshën e saj të re.

Vajza e lindi fëmijën në tualetin e banesës së saj dhe e mbyti foshnjën me kordonin umbelikal (kërthizës). Më tutje trupin e pajetë ia dha nënës për ta hedhur.