Mbytja e anijes në Egjipt, gjinden tre trupa, të zhdukurit janë nga këto shtete

Pas aksidentit me varkë në Detin e Kuq, vijojnë kërkimet për të zhdukurit. 13 persona janë ende të zhdukur. Tre persona janë gjetur deri më tani të vdekur në det.
Në bordin e jahtit kishte gjithsej pasagjerë nga njëmbëdhjetë vende.
Përveç dy shtetasve zviceranë, në anije ndodheshin edhe turistë nga Britania e Madhe, SHBA, Polonia, Belgjika, Gjermania, Finlanda, Kina, Sllovakia, Spanja dhe Irlanda. Anija turistike “Sea Story” u mbyt herët në mëngjesin e së hënës pranë resortit Marsa Alam.
Përveç 31 turistëve, në bord ndodheshin edhe 13 anëtarë të ekuipazhit. 28 persona u shpëtuan nga operacionet ajrore dhe një anije luftarake./Indeksonline/