MC Kresha e thërret ezanin në xhaminë e Mitrovicës

Reperi i njohur mitrovicas Kreshnik Fazliu, i njohur si MC Kresha sonte është parë në xhami duke thirrur ezanin në Mitrovicë.
MC Kresha edhe më herët ka vizituar xhamitë dhe çdoherë veten e prezenton si besimtar i devotshëm, dhe që nuk pi alkool.
Ndryshe në qytetin e Mitrovicës numri i qytetarëve që praktikojnë faljen e namazeve është shumë i madh, sikur numri i madh i agjëruesëve.