Mc Kresha flet për reperat që blejnë ‘followers’ në Instagram
Mc Kresha ka ndarë mendimin e tij lidhur me blerjet e ndjekësve.
Mc Kresha së bashku me Lyrical Son ishin të ftuar në emisionin ‘pasion e profesion’ dhe gjatë bashkëbisedimit është hapur edhe tema për blerjet në rrjete sociale.
Dhe reperi nga Mitrovica pa nguruar kishte thënë se artistët në ditët e sodit blejnë ndjekës në Instagram me kilogram.
Ai më tutje shton se me anë të Twitterit mund të shohim nëse ata ndjekës janë të vërtetë, ‘Nëse në Instagram ka një milion ndjekës dhe në Twitter vetëm dhjetë mijë ka diçka që nuk shkon’.