09:37 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

McAllister kërkon hetim të shpejtë për vrasjen e Ivanoviqit

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të bëhet një hetim i shpejtë, profesional dhe që autorët e vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanovniq të vihen para drejtësisë.

Ai ka thënë se nuk duhet lejuar një krim i tillë i tmerrshëm të inkurajojë rrezik në rajon.

“Në çdo mënyrë, unë dënoj vrasjen e Oliver Ivanoviq dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij. Institucionet kompetente gjyqësore duhet të kryejnë një hetim të shpejtë, profesional dhe të sjellin autorët para drejtësisë”, ka thënë McAllister për Novosti,transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu është pyetur nëse vrasja e Ivanoviq mund të destabilizojë situatën në Kosovë dhe rrugën evropiane të Serbisë dhe Kosovës drejtë Evropës.

Me këtë rast, McAllister ka deklaruar se Misioni Evropian i Sundimi të Ligjit –EULEX duhet të mbështesë autoritetet brenda mandatit që ka.

“Nuk ka alternativë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk mund të lejojmë që një krim i tmerrshëm të inkurajojë retorikën e rrezikut në rajon”, ka shtuar ai./Indeksonline/