McAllister viziton Serbinë këtë muaj, takohet me Vuçiq – Flasin për Kosovën
Presidenti i Komisionit për Punë të Jashte në Parlamentin Evropian, David McAllister do ta vizitoj Serbinë gjatë këtij muaji.
Mediumi serb ‘Blic’ mëson se McAllister do të qëndroj në Serbi me 25 dhe 26 gusht, transmeton Indeksonline.
Gjatë ditës së parë të vizitës, ai do të takohet me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian i Serbisë do të jenë temat kryesore në takimin mes McAllister dhe Vuçiq.
Në fillim të muajit mars të këtij vitit, presidenti i Komisionit për Punë të Jashtme vizitoi Kosovën dhe Serbinë./Indeksonline/