75 Mall Live Search
10:28 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

MCC tregon se investimet amerikane do të rrisin numrin e grave të punësuara në Kosovë

Programi i ndihmës ekonomike “Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit”, MCC ka bërë të ditur se ku do të dedikohen fondet e reja për Kosovë.

Në një njoftim të ambasadës amerikane në Kosovë bëhet e ditur se fondet do të adresohen në furnizimin me energji elektrike dhe do të rrisin pjesëmarrjen e grave në punë.

“Millennium Challenge Corporation-MCC aktualisht është duke u konsultuar me Qeverinë dhe Kuvendin e #Kosovës për programin e ardhshëm kompakt 5 vjeçar. Investimet adresohen në furnizimin e Kosovës me energji elektrike dhe rrisin pjesëmarrjen e forcës punëtore të grave” thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Kosovë./Indeksonline/