20:44 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mc’Donalds përgjigjet për dhënien e lodrave për fëmijët gjatë ngrënies

McDonald’s është njohur për ofrimin e lodrave plastike për fëmijët, kur merrnin ushqimin.

Por institucione të shumta folën për kërkesën që ky gjigant i ushqimit të ndalojë dhënien e këtyre lodrave.

Sipas Ministres së Mjedisit, Therese Coffey lodrat plastike mund të zëvendësohen me ndonjë lojë teknologjike që ata mund të luajnë në telefonin e tyre, transmeton Indeksonline.

Kjo u tha gjatë një diskutimi në tryezë në Konferencën e Partisë Konservatore, me shpresën se ata do të bënin ndryshime simbolike për të luftuar përdorimin e plastikës.

Shumë ndërmarrje të njohura botërore kanë filluar që të tentojë të reduktojnë përdorimin e plastikës.

Duke përfshirë, Marks&Spencer, Asda dhe Lidle.

Megjithatë, nga McDonalds nuk është bërë një gjë e tillë pasi ata kanë deklaruar es lodrat e tyre janë të riciklueshme.

“Ne e dimë se lodrat e tona të gatshme, kënaqin fëmijët dhe familjet e tyre, por gjithashtu sigurojmë se argëtimi të zgjasë edhe më shumë orë, kur të shkojnë në shtëpi. Kur familjet mbarojnë së luajturi, ato gjithashtu mund të riciklohen”,k a thënë zëdhënësi i McDonlad për Metro./Indeksonline/