11:34 / E Hënë, 10 Maj 2021 / Blerim

McGregor befason me deklaratën e tij, e quan homofobik Khabibi

McGregor është i gatshëm përsëri për t’u rikthyer në ringun e UFC-së.

Si duhet këtë vit do të shohim triologjin mes Dustin Poirier dhe irlandezit, McGregor, shkruan IndeksOnline

McGregor e ka quajtur homofobik Khabib Nurmagomedovin në një postim që më vonë e fshiu në Twitter.

Postimi i luftëtarit irlandez kishte të bënte me luftën mes tij dhe Khabibit në vitin 2018.

“Vërtet e pistë. Ky djalosh mbahej në mua duke iu qarë gjyqtarit se unë po i shkelja rregullat”, shkroi McGregor.

Në një reagim tjetër, McGregor iu përgjigj pretendimit të një ndjekësi se ai e kishte mbajtur prej rrobave Khabibin.

“Nuk po e mbaja prej shorceve. Po ia fusja gishtat në bythën homofobike. Shikoja fytyrën e lumtur këtu. Atij i pëlqeu”, shkroi McGregor.