75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

McGregor e ka punën keq: Godet gabimisht një anëtar të mafisë irlandeze

Conor McGregor vazhdon ende të jetë në krye të mediave.

Ai u gjobit 400 euro ditë më parë për ngasje të shpejtë dhe mund të arrestohet nëse nuk paraqitet personalisht për të dëshmuar.

McGregor tanimë ka probleme me klanin Kinahan, më të rrezikshmit nga mafia irlandeze.

McGregor ishte përfshirë në një zënkë në një bar, ku ai goditi gabimisht një person me Graham “The Wig” Whelan, një nga njerëzit e fortë të Kinahan, i dënuar për trafik droge.

“Ai është në mes të një konflikti me një grup shumë të rrezikshëm njerëzish që kanë lidhje me Kinahans, këta njerëz bëjnë shaka me shtetin e McGregor. Ata nuk kanë limite, ata ju sulmojnë, ju gjuajnë, bëjnë çfarë të duan” tha një gazetar irlandez në programin ‘Radio Neëstalk.

McGregor duket të jetë në telashe të mëdha. /IndeksOnline/