08:55 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

McGregor i bindur se do ta ”coptojë” Nurmagomedov

Conor McGregor thotë se ai do ta mposhtë Khabib Nurmagomedov me një ”knockout shkatërrues” në ritkhimin e tij në UFC në Las Vegas të shtunën.

Duke folur në MMA Show, irlandezi McGregor ka shtuar se ai ”kurrë nuk do ta njoftojë pensionimin e tij” nga MMA.

McGregor do të rikthehet në oktagon për herë të parë pas dy vitesh kur ai të përballet me kampionin rus të peshave të lehta në UFC 229, transmeton IndeksOnline.

”Unë do ta coptoj Nurmagomedovin”, tha 30-vjeçari.

”Do ta mposhtë atë, ai do të shkatërrohet. Ai do të reagojë sikur një fillestar”.

Paraqitja e fundit e McGregor në UFC ishte në nëntor të vitit 2016 kur ai mposhti Eddie Alvarez për ta fituar titullin e kampionit në peshat e lehta./IndeksOnline/