McGregor-i “e ushtroi” Bukayo Sakan para ndeshjes me PSG-në, e godiste si në UFC!

Skuadra e Arsenalit mposhti Paris Saint-Germain në ndeshjen e raundit të dytë në UEFA Champions League me rezultatin 2:0.
Në stadiumin “Emirates” i pranishëm ishte edhe legjenda e sportit të UFC-së, Conor McGregor, shkruan Indeksonline
Madje, ish-kampioni i botës kishte qasje edhe brenda fushës së “Emirates” dhe u takua me lojtarët e klubit nga Londra.
Një video që po bën bujë në rrjetet sociale, shihet se si McGregor-i po e godiste sulmuesin anglez, Bukayo Saka.
Sigurisht se McGregor-i po i jepte goditje të lehta futbollistit, i cili më pas shënoi gol ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/
Bukayo Saka is a doubt for the Southampton match after sparring with Conor McGregor.. 🥊🤣 pic.twitter.com/UOGj6tvoJs
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) October 3, 2024