08:50 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

McGregor i kundërpërgjigjet Khabibit dhe ka një kërkesë ndaj tij

McGregor ka pësuar humbje me nokaut nga luftëtari, Dustin Poirier në meçin e mbajtur sot në kuadër të UFC 257.

Ai u rikthye me humbje pas pensionimit, ku për një moment nuk arriti t’i bënte ballë goditjeve të Poirier dhe u përplas në tokë, shkruan IndeksOnline

Pas meçit foli edhe McGregor i cili e lavdëroi punën e kundërshtarit, por edhe kishte një përgjigje në lidhje me deklaratën e Khabibit.

“Kjo është ajo çfarë ndodh kur e ndryshon ekipin, i braktis partnerët e stërvitjes që të bënë ty kampion dhe stërvitesh me fëmijë të vegjël, shumë larg realitetit” – shkroi Khabib.

Por, irlandezi i’u përgjigja në konferencë për media duke i thënë se në ekipin e tij nuk ka ndryshuar asgjë dhe se janë ata që e kanë stërvitur nga dita e parë.

“Ekipi im ka qenë ekipi im që nga dita e parë, unë nuk kam ndryshuar asgjë”, tha fillmisht Conor.

“Ndodhi ajo që ndodhi. Respektoni sportistët, ky është karakteri i njëriut, nëse ai dëshiron të ketë komentet mosrespektuese, le të vazhdojë”, përfundoi McGregor.