75 Mall Live Search
09:03 / E Hënë, 26 Prill 2021 / Blerim

McGregor nuk dëshiron ‘luftë’ me Dustin Poirier, këtë kundërshtar e preferon

Luftëtari i arteve marciale, Conor McGregor ka refuzuar ofertën e Dustin Poirier për një luftë të tretë këtë verë.

Kjo ndeshje mund të planifikohej për muajin korrik, por McGregor jep vendimin final, se nuk do të ketë një luftë të tretë mes tyre, shkruan IndeksOnline

McGregor dhe Poirier kishin shpresuar të luftonin në fillim të këtij viti, por presidenti i UFC Dana White hodhi poshtë lutjet e tyre.

McGregor, ndërkohë, kaloi fundjavën e tij duke thirrur Usman pasi nigeriani nokautoi Jorge Masvidal në raundin e dytë të ndeshjes së tyre të revanshit.

Kujtojmë se takimin e dytë e ka fituar Poirier duke nokautuar irlandezin.