23:37 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / Gj. Sh

McGregor nuk pranon të boksoj kundër Mayweather: Nuk jam i interesuar

Conor McGregor ka deklaruar se nuk do të ketë një ndeshje të dytë me boksierin Floyd Mayweather.

ishte amerikani i cili para disa ditëve tha se ai dhe Conor McGregor do të luftojnë vitin e ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

Madje ai tha se tashmë ka pasur bisedime mes dy palëve për të përcaktuar nëse do të jetë një luftë profesionale apo ekspozite.

Këtyre deklarimeve të Mayweather, i është përgjigjur boksier irlandez, duke thënë se ka plane të tjera dhe se nuk është i interesuar për një duel të tillë.

‘The Notorious’ postoi një foto në Instagram të luftës së tyre në vitin 2017 me një mesazh të prerë: “nuk jam i interesuar”.

Nuk dihet deri në çfarë mase ky është një qëndrim zyrtar apo është një shfaqje e irlandezit për të gjeneruar më shumë interes për një revansh ndaj Mayweather.

Kujtojm që amerikani fitoi takimin e parë mes të dyve në vitin 2017 me një nokaut teknik në raundin e 10-të. Ishte meçi i parë profesionist i McGregor -it në boks, pasi fitoi kampionatin UFC për peshën pupla dhe peshë të lehtë.

Mayweather pas disa ditëve do të ketë një ndeshje ekspozite kundër luftëtarit japonez të arteve marciale të përziera Mikuru Asakura .

Ai do të zhvillohet të dielën më 25 shtator në Japoni./Indeksonline/