75 Mall Live Search
13:52 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

McGregori publikon pamjet, njerëzit e Khabibit s’kishin arritur të bënin asnjë goditje ndaj irlandezit

Dy vjet më parë u zhvillua ndeshja e madhe në UFC midis Connor McGregorit dhe Khabib Nurmagomedovit, ku fitues kishte dalë ky i fundit.

Por, pjesa më interesante ishte pas ndeshjes, ku njerëzit e luftëtarit rus kishin sulmuar ekipin e McGregorit, transmeton Indeksonline.

Të gjithë deri tani kemi menduar se ata kishin arritur ta godisnin irlandezin, por kanë dalë pamje të reja që tregojnë të vërtetën.

McGregori ka publikuar pamje ku shihet se ekipi i Khabibit s’kishte arritur të jepte asnjë goditje në drejtim të irlandezit .

“Njerëz të pafat!”, ka shkruar Connori në postimin e tij me ironi./Indeksonline/