McLaren shet modelin e fundit Senna për 2 milionë £
McLaren kishte prezantuar makinën McLaren Senna P15, duke nderuar kështu pilotin e ndjerë brazilian të Formulës 1.
McLaren bëri më shumë për të nderuar Ayrton Senna, pasi kompania është duke dhuruar një pjesë të fitimeve nga secila makinë që shitet në Fondacionin Ayrton Senna.
Njëra nga to ka përfitime më të mëdha për bamirësinë sesa gjitha të tjerat.
499 nga 500 shembujt McLaren Senna u shitën përpara se modeli të zbulohej në publik, ndërsa i fundit ishte rezervuar për ankand bamirësie.
Modeli i fundit u shit me një shumë prej 2 milionë funta apo 2,6 milionë euro. /IndeksOnline/