23:17 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

McTominey heroi i United, mposht i vetëm Chelsean

Manchester United ka fituar derbin e javës së 15-të në Premierligën angleze.

“Djajtë e kuq” shënuan fitore ndaj Chelseas në “Old Trafford”, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Heroi i United sonte ishte Scott McTominay, i cili realizoi të dy golat.

Futbollisti i skocez zhbllokoi ndeshjen në minutën e 19-të.

Pak para se të përfundojë pjesa e parë, Cole Palmer barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 45-të.

McTomminey u bë hero i Unitedit, pasi shënoi golin e fitores në minutën e 69-të.

Kujtojmë që kur rezultati ishte i barabartë 0-0, Bruno Fernandes humbi një penallti, e cila u prit nga portieri Sanchez.

Kjo fitore e ngrit Manchester Unitedin në vendin e pestë në tabelë me 25 pikë, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e 10-të, me 19 pikë./IndeksOnline/