75 Mall Live Search
12:55 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

MD-ja e ka gati Ligjin e ndryshuar për Agjencinë Kundër Korrupsion, i jepen kompetenca shtesë

Ministria e Drejtësisë (MD) e ka gati Ligjin e e ndryshuar për Agjencinë Kundër Korrupsionit. Këtë e ka bërë të ditur ministri Selim Selimi në një konferencë shtypi.

Ai tha se ndryshimet janë bërë në koordinim me të gjithë mekanizmat vendës dhe ndërkombëtar.

Sipas tij, janë të trajtuara të gjitha çështjet që i referohen pengesave në zbatim nga ana e organit zbatues dhe atyre çështjeve që nuk kanë qenë të mbuluara me dispozita përkatëse ligjore e që i referohen Agjencisë…

Ai më tej ka sqaruar se ndër risitë më të veçanta të këtij projektligji është se Agjencia… do të ketë kompetenca për të shqiptuar masa administrative dhe gjoba në rast të shkeljes së dispozitave ligjore.

Selimi shtoi se risi tjetër e këtij projektligji është Agjencia… do të monitorojë strategjinë antikorrupsion, i cila do të jetë dokument udhërrëfyes për institucionet e Kosovës.

“Me gjitë shumë aktivitete, Ministria e Drejtësisë fokus të veçantë i ka dhënë kornizës ligjore dhe normative. Në këtë drejtim, dëshiroj të njoftoj publikun se në shënim të Javës Kundër Korrupsionit, Ministria… ka finalizuar punët rreth Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit”.“Grupi punues gjatë hartimit të draftit ka marrë parasysh komentet dhe rekomandimet nga mekanizma dhe raporte të ndryshme qofshin këto organizata vendore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë duke marrë për bazë edhe rekomandimet e dala nga procesi i rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. Grupi punues i themeluar nga Ministria e Drejtësisë është mbështetur nga Zyra e UNDP-së – projekti SAEK, Ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe Zyra e BE-së në Kosovë”.

“Çështjet kryesore të trajtuara nga ky projektligj kanë konsistuar në nevojën dhe qëllimin e plotësimit dhe ndryshimit nga Ligji paraprak i cili është në fuqi. Në versionin aktual të projektligjit janë të trajtuara të gjitha çështjet që i referohen pengesave në zbatim nga ana e organit zbatues dhe atyre çështjeve që nuk kanë qenë të mbuluara me dispozita përkatëse ligjore e që i referohen Agjencisë”.

“Është synimi i kahmotshëm për të përqendruar kompetencat e Agjencisë në fushën e parandalimit për t’i ikur çfarëdo dualizmi të kompetencave me organet tjera ligj-zbatuese është arritur me këtë Projekt-ligj duke shënuar një përmirësim të dukshëm në këtë drejtim. Përmes këtij Projekt – ligji, Agjencia merr kompetenca të qarta në funksion të parandalimit të korrupsionit duke përcaktuar përfundimisht një kornizë efektive anti-korrupsion dhe nga ana tjetër përcakton kompetencat ligjore të Agjencisë në fushën e parandalimit të korrupsionit, veçanërisht në fushën e hetimeve administrative në lidhje me parandalimin e konfliktit të interesit, procesit të deklarimit të pasurisë dhe dhuratave, dhe çështjet që ndërlidhen me sinjalizuesit”.

“Për më tepër, një ndër risitë më të veçanta të këtij Projekt ligji është së Agjencia do të ketë kompetenca për të shqiptuar masa administrative dhe gjoba në rast të shkeljes së dispozitave ligjore, që e vendos Agjencinë në një stad shumë të avancuar në rolin e saj për parandalimin e korrupsionit”.

“Risi tjetër e këtij projektligji është Agjencia… do të monitorojë strategjinë antikorrupcion i cila do te jete dokument udhërrëfyes për institucionet e Kosovës, i draftuar dhe miratuar nga qeveria si manifestim i vullnetit politikë. Për më tepër, Agjencia… do të ketë kompetenca shtesë sa i përket vlerësimit kundër korrupsionit të akteve ligjore, vlerësimit tëi rrezikut të korrupsionit dhe planeve të integritetit. Ministria e Drejtësisë, pas marrjes së deklaratave përkatëse projektligjin do ta procedojë pa vonesë për miratim në Qeveri”.