75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / LB

MD-ja reagon për mbrojtjen juridike të Thaçit: Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente

Fondacioni për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit ka kërkuar me urgjencë ndërhyrjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, të Kosovës për të shmangur largimin e avokatit kryesor të ish-presidentit nga procesi gjyqësor në Hagë

Ndërsa, pak momente më parë, ka reaguar Ministria e Drejtësisë. Në reagimin e saj thuhet se për mbrojtjen e Thaçit janë shpenzuar total: 5,353,301.02 €.

“Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi”, thuhet në reagim.