23:55 / E Martë, 20 Prill 2021 / C E

MD: UEFA iu ka ofruar para skuadrave angleze për tu tërhequr nga Superliga

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo pretendon se UEFA iu ofroi para skuadrave të Premierligës për tu tërhequr nga ideja e Superligës.

Kjo ofertë, megjithatë, nuk ka arritur në klubet spanjolle, të cilat nga organi më i lartë evropian shihen si armiku kryesor, i udhëhequr nga ideologu Florentino Pérez.

Në të njëjtën situatë si duket janë edhe tri klubet italiane që nuk është raportuar se kanë marrë ndonjë ofertë të tillë.

Manchester City është larguar zyrtarisht nga kjo ide por në të njejtën rrugë janë edhe skuadrat tjerë të Premierligës.

Në Angli është përfshirë edhe politika në mënyrë për t’i zmbrapsur skuadrat nga ky kompeticion. /IndeksOnline/