75 Mall Live Search
23:22 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Me 1 korrik, Serbia dhe Kosova ftohen për takim tjetër në Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të takojë liderët e Kosovës dhe Serbisë më datën 1 korrik. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas darkës së shtruar në Berlin.

“Takimi i radhës do të jetë më një korrik në Paris”, ka thënë Thaçi, transmeton Indeksonline.

Nga ana e tij, Thaçi tha se Kosova doli e zhgënjyer nga ky Samit, pasi nuk mori ndonjë premtim për vizat.