75 Mall Live Search
09:47 / E Premte, 15 Mars 2024 / L K

Me 102 kg drogë në makinë, arrestohet kryepolici në Igumenicë, pasagjeri ishte shqiptar

Dy policë grekë kanë rënë në prangat e policisë nga autoritetet vendase në zonën e Igumenicës.

Gjithçka nisi mbrëmjen e të premtes, ku automjeti zyrtar i policisë nuk iu bind urdhërit të patrullës në terren për të ndaluar. Pas një ndjekje mjeti ndaloi kur drejtuesi humbi kontrollin dhe u përplas me tre makina të parkuara në anë të rrugës

Drejtuesi i mjetit ishte një kryepolic grek 41 vjeçar, pjesë e Prokurorisë së Narkotikëve në Igumenicë.

Kryepolici ndodhej në makinën zyrtare me një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arben Murto, me origjinë nga fshati Shalës i Konispolit.

Pas kontrollit të imtësishëm brenda mjetit zyrtar u gjetën 19 pako kanabis të papërpunuar me peshë totale 102 kg e 670 gramë.
Në momentin e arrestimit, 41 -vjeçari ishte në detyrë patrullimi së bashku me një koleg 50-vjeçar, i cili gjithashtu shërben në sektorin e antidrogës. Në momentin e operacionit, 50-vjeçari – ishte normalisht në krye të detyrës dhe ndodhej në një kafene në zonën Sayada të Thesprotisë. Ai kishte lënë pistoletën e shërbimit në makinën me të cilën kolegu i tij po kryente lëvizjen e drogës.

Dy policët u arrestuan nga autoritetet si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.