09:37 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Më 13 nëntor do të mbahet ankandi i trembëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2020

Ministria e Financave njofton se më 13 nëntor 2020 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 22.50 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.