23:52 / E Enjte, 13 Gusht 2020

Më 14 gusht mbyllet konkursi për specializime në mjekësi

Ministria e Shëndetësisë nesër pritet ta mbyll konkursin për specializime në mjekësi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media ku thuhet se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nesër do të mbajë konferencë në orë 09:00.

“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do të mbajë nesër Konferencë për media. Data dhe koha: E premte, 14 gusht 2020, ora 09:00. Vendi: Ministria e Shëndetësisë Tema: Mbyllja e konkursit të specializimeve në mjekësi”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Zemaj kishte deklaruar që për tre muaj Kosova do t’i ketë 1600 mjekë dhe infermierë më shumë.

Ai ishte zotuar se në mandatin e tij si ministër asnjë mjek nuk do të jetë i papunë.