09:56 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Më 14 korrik 2020, do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2020

Ministria e Financave njofton se më 14 korrik 2020 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5- vjeçar në shumën prej 25 milionë eurosh.

Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu iu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.​