75 Mall Live Search
09:15 / E Enjte, 08 Gusht 2024 / mp

Më 15 gusht mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për këtë vit

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 15 gusht do të mbahet ankandi i dhjetë për këtë vit.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.