75 Mall Live Search
10:15 / E Martë, 06 Maj 2025 / Z S

“Më 16 maj, e gjithë bota sytë nga Tirana”, Rama: Këtu po bëhet shtëpia e Europës

Më 16 maj, në Tiranë do të mblidhen udhëheqësit e vendeve të Europës.

Kryeministri Edi Rama, teksa inspektoi punimet në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet edhe samiti, u shpreh se bota do t’i ketë sytë nga Tirana.

“Mirëmëngjes nga sheshi “Skënderbej”, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës më 16 maj, këtu po bëhet edhe shtëpia e Europës, me të gjitha qytetet e Shqipërisë për Europën. Nuk do të zbuloj më shumë, por ky do të jetë një spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do i ketë sytë atë ditë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i Heroit tonë Kombëtar”, tha Rama./Indeksonline/