10:35 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / k.v

Më 16 shkurt do të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 16 shkurt 2024 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje më të hollësishme rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.