Më 17 shkurt, PINT-at publikojnë albumin ‘USA’
Anëtarët e labelit “PINT” kanë publikuar datën e lansimit të albumit “USA”.
Ai do të lansohet me datën 17 shkurt, pikërisht në ditën e përvjetorit të 11-të të pavarësisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.
“USA” apo “United States of Albania” do të ketë 23 këngë, ku do të ketë bashkëpunime të shumta. Edhe kënga “Menemadhe” që ishte bashkëpunim mes Lyrical Son, Mc Kresha dhe Ledri është pjesë e albumit.

Albumi është projekt i dy producentëve të “PINT”, K-Master dhe StrikeBeatz. Po ashtu rol të madh kanë pasur dy reperët, Mc Kresha dhe Lyrical Son./Indeksonline/