75 Mall Live Search
12:59 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / S Z

Më 19 dhjetor rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ASK: Po angazhohemi për publikimin e tyre në një periudhë rekorde

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK)  njofton se është caktuar data e shpalljes së rezultateve të para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë (ReKos2024).  Shpallja e rezultateve të para përfundimtare do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet, më 19 dhjetor 2024.

 Në njoftim thuhet se Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) gjatë kësaj periudhe njëmujore, do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7-muajshe që nga përfundimi i regjistrimit të popullsisë në terren.

 Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025.

Njëkohësisht, ASK-ja falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë (ReKos2024). /Indeksonline/