12:17 / E Martë, 15 Gusht 2023 / L K

Me 19 gusht ankandi i radhës me shumë artikuj të ndryshëm nga Ambasada Amerikane

Shtëpia e ankandeve Kosova (Shtëpia e Ankandeve Kosova) do të mbajë një ankand të drejtpërdrejtë në emër të Ambasadës së SHBA-së të shtunën, më 19 gusht, duke filluar nga ora 11:00.

Ankandi është i hapur për të gjithë blerësit e interesuar.

Në këtë ankand blerësit mund të kënë mundësi të blejnë:

  1. Pajisjet shtëpiake (makina larëse/tharëse, frigoriferë, soba, ngrohës, etj.)
  2. Mobilje shtëpiake (divane, tavoline ngrënieje, llamba, komodë, sirtarë etj.)
  3. Artikujt e zyrës (tavolina, karrige, rafte, kompjuterë, printera, skanerë etj.)

Edhe shumë artikuj të tjerë të ndryshëm.

Katallogun e gjeni më poshtë:

Artikujt e ankandit do të shiten në bazë të “siç është, ku është”. Ofertuesit fitues janë përgjegjës për pagesën e të gjitha taksave ose tarifave vendore të shkaktuara nga shitja/blerja e çdo artikulli në ankand.

Shtëpia e Ankadeve është kompani që ka filluar punën në muajin mars të vitit 2011 dhe deri tani ka organizuar mbi 250 ankande.