Me 19 korrik konfirmohet takimi Erdogan-Putin, në shtetin që po mbanë anën e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë në kryeqytetin e Iranit Teheran për të marrë pjesë në një takim trepalësh me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Vizita e 19 korrikut do të përfshijë gjithashtu një takim dypalësh të veçantë midis Putinit dhe Erdogan, tha sekretari i shtypit i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë shtypi sot në Moskë.
Bisedimet në Astana për paqen në Siri nisën në vitin 2017 me iniciativën e Turqisë, Rusisë dhe Iranit.
I pyetur për mundësinë e rifillimit të bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, Peskov tha: “Jo, kjo nuk mund të diskutohet tani”./Indeksonline/