Më 2 qershor, ankandi i shtatë i letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 2 qershor 2025 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2025. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 2-vjeçar në shumën prej 20 milionë eurosh.
Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.