75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Me 2 shkurt mbahet konferenca vjetore e prokurorëve

Me 2 shkurt do të mbahet ‘Konferenca vjetore e prokurorëve’ e cila organizohet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë.

Në këtë ceremoni me fjalë rasti do të paraqiten: Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit; Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës; Bahri Hyseni, Kryesues i Këshillit Prokurorial; Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme, Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë, Riccardo Serri, zv/shef i Apostolova, Zyra e BE-së në Kosovë; Benjamin Reed, shef i Zyrës Ligjore.

Konferenca do të mbahet nga ora 10:00, Hotel “Emerald”, Prishtinë./Indeksonline/