75 Mall Live Search
14:06 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / MSH

Më 20 prill përurohet Mitropolia e parë shqiptare për ortodoksët e Kosovës

At Nikolla Xhufka ka njoftuar se do të përurohet mitropolia e parë shqiptare ortodokse, në Kosovë.

Ky përurim do të mbahet, më 20 prill në Prishtinë, pranë kishës katolike “Shën Antonio i Padovës”.

Në ambientet e mitropolisë, më pas do të mbahet edhe ceremonia e Pashkëve Ortodokse.

Ky është njoftimi i plotë i At Nikolla Xhufkës:

Ftesë Publike!

 Përurimi i Mitropolisë së parë shqiptare ortodokse në Kosovë!

Me gëzim të madh dhe emocion të thellë, kemi kënaqësinë të ftojmë komunitetin dhe të gjithë të interesuarit në përurimin e mitropolisë së parë ortodokse shqiptare  në Kosovë, e cila do të mbahet, më 20/04/2025 

 Do të jetë një mundësi unike për të festuar së bashku një moment historik për besimin ortodoks shqiptar  dhe komunitetin vendës.

 Ceremonia e përurimit do të drejtohet nga shkëlqesia e tij kryepeshkopi i parë  i Prishtinës, Pejës dhe gjithë Kosovës  +NIKOLLA

Në prani të autoriteteve fetare,  politike dhe intelektualëve shqiptarë.

 Pritje zyrtare për pashkët, më pas, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në pritjen zyrtare të pashkëve, e cila do të mbahet në ambiente të mitropolisë.

 Do të jetë një moment gëzimi për të ndarë së bashku vlerat e paqes dhe shpresës që karakterizojnë këtë event historik. 

Adresa:  Prishtinë, rruga “Filip Shiroka” nr 13 “Ulpianë” pranë kishës katolike “Shën Antonio i Padovës”.

Mitropolia do qëndrojë e hapur për vizitorët nga ora 10:00 deri në orën 17:00

Me përulësi kryepeshkopi i Prishtinës, Pejës dhe gjithë Kosovës  +NIKOLLA