Me 22 qershor pritet të mbahet koncerti ‘Festa e muzikës 2019’
Ambasada e Francës në bashkëpunim me Komunën e
Prishtinës me rastin e Festës së Muzikës dhe në kuadër të aktiviteteve të
komunës 20/20 organizojnë koncert me datë 22.06.2019 duke filluar nga ora 20:00
në parkun e Gërmisë (te koshat).
Në këtë koncert do të performojë grupi i
njohur nga Franca “Les Coureurs de rempart” dhe emra të njohur të muzikës
shqiptare si:Elina Duni, Asgjë Sikur Dielli, Sytë, Yll Megi, Rubin Beqo, si dhe
grupi i njohur nga Italia Kalascima.
Ndërsa me datë 21 duke filluar nga ora 21:00 në qytetin e Prizrenit në ambientet e fondacionit LUMBARDHI do të performoj bendi nga Franca “NOUVELLE VAGUE”
Fête de la Musique festohet në të gjithë botën që nga viti 1981, dhe është një ngjarje e madhe popullore për të gjithë muzikantët, amatorë të të gjitha niveleve dhe profesionistë. Organizuar në Kosovë që nga fillimi i viteve 2000, ky festival është në rrugë për t’u bërë një traditë e pritur dhe e çmuar e publikut kosovar.
