14:38 / E Hënë, 13 Mars 2023 / k.v

Më 23 dhe 24 qershor, “Karnavali Golden Eagle” sjell festë në Suharekë

23 dhe 24 qershor, janë datat e rezervuara për festën e “Karnavalit Golden Eagle”, që këtë vit shënon edicionin e IV-të me radhë.

Ashtu si edicionet e kaluara edhe përgjatë këtij edicioni qyteti i Suharekës do të presë mbi 20 grupe të huaja me mbi 500 artistë ndërkombëtarë, ndërsa dy netët festive do të kulmojnë me koncerte nga artistët më të njohur të vendit.

Tashmë tradicional, “Karnavali Golden Eagle” i organizuar nga kompania “Frutex”, është shndërruar në sinonim të gjallërisë për qytetin e Suharekës.